Programi “SME Go Green” mbështet bizneset në Kosovë që dëshirojnë të investojnë në teknologji të qëndrueshme, të reduktojnë kostot e energjisë dhe të rrisin konkurrueshmërinë e tyre. Ky program është krijuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në partneritet me Bashkimin Evropian (BE), duke kombinuar kredi të favorshme me grante stimuluese për bizneset që realizojnë investime të gjelbra.
Apliko këtu!
Çfarë ofron programi?
- Financim të dedikuar për investime në efiçiencë energjetike, energji të ripërtëritshme dhe teknologji që reduktojnë emetimet.
- Mundësi për të rritur kapacitetin prodhues dhe për të përmirësuar standardet e cilësisë.
Grantet e BE-së:
- Deri në 15% të vlerës së kredisë për investime në energji të ripërtëritshme dhe agrobiznes.
- 10% grant për investime të tjera në ekonominë e gjelbër.
Kush mund të aplikojë?
- Mikro, biznese të vogla dhe të mesme (MSME).
- Fokus i veçantë për bizneset e drejtuara nga gratë dhe sektorin e agrobiznesit.
Cilat investime kualifikohen?
- Pajisje dhe makineri të reja me performancë të lartë energjetike.
- Projekte në energji të ripërtëritshme.
- Investime në efiçiencën e burimeve.
- Projekte që reduktojnë emetimet e gazeve serrë.
- Investime në zinxhirin e vlerës së agribiznesit.
Pse ia vlen?
- Reduktim i kostove operative.
- Rritje e qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë.
- Përputhje me standardet e BE-së.
- Mundësi për të përfituar grante pas përfundimit me sukses të projektit.
Kushtet e kredisë:
- Maturiteti minimal: 36 muaj.
- Maturiteti maksimal: 84 muaj.
- Shuma maksimale në kuadër të programit: 1,000,000 EUR.
- Shumat mbi këtë vlerë mund të financohen me kredi standarde të bankës.
Kriteret e financimit:
- Investimet duhet të lidhen me pajisje të reja, makineri të reja ose renovimin/ndërtimin e objekteve të biznesit, me kusht që të:
- Përmirësojnë pajtueshmërinë me direktivat e BE-së për mjedisin, sigurinë e punëtorëve ose cilësinë e produkteve.
- Përfshijnë teknologji me performancë të lartë, si energjia e ripërtëritshme, efiçienca energjetike, investimet në ndërtime me standarde specifike të performancës ose masat e adaptimit klimatik për optimizimin e përdorimit të ujit.