Banka ProCredit ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil

6/2/2025

Versioni i ri i aplikacionit mobil tani është i qasshëm për të gjithë ju klient privatë. Me dizajn modern dhe funksionalitete të reja, ky aplikacion e bën përvojën tuaj bankare shumë më të lehtë dhe të shpejtë, krejt nga telefoni.

Si ta shkarkoni?

Aplikacionin e ri mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

Pamje e re, navigim më i thjeshtë! Aplikacioni është përditësuar me një dizajn te ri që ju mundëson qasje të shpejtë dhe të lehtë në financat tuaja.
Tani mund të shfrytëzoni funksionalitete të reja si:

  • Dërgoni shumë lehtë kërkesa për pagesë tek të tjerët: ju inicioni kërkesën për pagesë, personi që pranon kërkesën pranon njoftimin dhe realizon transfertin vetëm me një klik
  • Aprovimi biometrik i transaksioneve apo PIN-it
  • Njoftime të menjëhershme për çdo transaksion me kartela
  • Aplikim për overdraft
  • Lëvizjet në mes llogarive në ProCredit për më pak se 10 sekonda
  • Personalizim i aplikacionit: përshtatni pamjen dhe opsionet sipas preferencës suaj
  • Ndrrimi i fjalëkalimit brenda aplikacionit 

Poashtu, aplikacioni i ri do të shërbejë si metodë e dytë e sigurisë për autorizim të kyçjes dhe transaksioneve në m-banking dhe e-banking duke zëvendësuar kështu metodat e deritanishme të sigurisë si kodet e sigurisë me SMS ose metodën e sigurisë KTMS (aplikacionin MobileSign) i cili do të jetë i inkorporuar brenda aplikacionit mobil.

Të gjithë ju që deri në momentin e aktivizimit të aplikacionit të ri mobil keni pasur si metodë sigurie kodet e sigurisë të pranuara me SMS, në momentin e aktivizimit të aplikacionit, metoda e tyre e sigurisë do të konvertohet automatikisht nga ajo me SMS në metodën e sigurisë KTMS për autorizim të veprimeve përmes aplikacionit të ri mobil.

Poashtu, ju që keni pasur deri tani si metodë sigurie KTMS (aplikacionin MobileSign), pas aktivizimit të aplikacionit të ri mobil për klientët privatë, nuk do të keni më nevojë për aplikacionin e ndarë MobileSign meqë do të jetë i inkorporuar brenda aplikacionit.

Nëse keni autorizime edhe në llogari të biznesit ku përdoret metoda e sigurisë KTMS, atëherë pas aktivizimit të aplikacionit të ri si klient privat, do të mund t’i autorizoni edhe veprimet për llogaritë e biznesit përmes të njëjtit aplikacion.

Përditësojeni aplikacionin ose shkarkojeni nëse nuk e keni ende – dhe provoni përvojën e re të bankimit digjital.

I bom për ty!