Banka ProCredit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “ENG INVEST”

4/29/2025

Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë se Banka ProCredit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi  me “ENG INVEST SHPK” në Gjilan, duke ofruar mundësinë për financimin e blerjes së banesave në këtë kompleks. Ky është momenti ideal për ata që dëshirojnë të realizojnë ëndrrën e një banese të re, moderne, të rehatshme në një lokacion të përshtatshëm ne qytetin e Gjilanit. 

Kushtet e financimit që ofrojmë janë:

  • Financim deri në 100% të vlerës së investimit
  • Maturitet deri në 30 vjet
  • Hipotekë merret njësia banesore që është subjekt i financimit
  • Normë preferenciale të interesit

Shembull për orientimin tuaj.

Për klientë vendor:

Shuma e kredisë (EUR) 250,000 Euro
 
Periudha e kthimit të kredisë (muaj) 360
Kësti mujor i kredisë 1,231.53
Norma nominale e interesit 4.20%
Shpenzimet administrative 0.50%
Norma efektive e interesit: 4.32%

Për klientë të diasporës:

Shuma e kredisë (EUR) 250,000 Euro
 
Periudha e kthimit të kredisë (muaj) 360
Kësti mujor i kredisë 1,337.74
Norma nominale e interesit 4.90%
Shpenzimet administrative 0.50%
Norma efektive e interesit: 5.05%

E për ty që ende nuk je klient i ProCredit? Qysh me përfitu nga kjo ofertë? Po t'tregojmë që është shumë lehtë! Bëhu klient i yni, hap fillimisht llogari dhe pastaj kualifikohu për kredi.

Shkarko aplikacionin dhe nisja procesit të hapjes së llogarisë.

Lehtë për ty!