Dritarja GROW

1/8/2026



Dritarja për Biznese Start Up

Qëllimi i skemës së Garancisë të FKGK-së është të ndaj rrezikun me institucionet financiare dhe të lehtësoj qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme “start-up”, përmes kreditimit nga Pala e Garantuar, me qëllim të përmirësimit të kushteve për nisjen, themelimin dhe   zhvillimin e bizneseve përmes financimit të projekteve të tyre dhe në këtë mënyrë për të ndikuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë në përgjithësi.

Për informata më të hollësishme për fondet Dritarja për Biznese Start Up, lexoni më shumë në ueb faqe të FKGK-së.

Lexoni më shumë
 



Dritarja për Gratë në Biznes

Qëllimi i skemës së Garancisë së FKGK-së është të ndaj rrezikun me institucionet financiare dhe të lehtësoj qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të udhëhequra nga gratë, përmes kreditimit nga Pala e Garantuar, me qellim të përmirësimit të kushteve për financimin e projekteve dhe zhvillimin e bizneseve të tyre dhe në këtë mënyrë për të ndikuar në rritjen e punësimit, zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë në përgjithësi.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Gratë në Biznes, lexoni më shumë në ueb faqe të FKGK-së.

Lexo më shumë


Dritarja për Investime në Efiçiencë

Qëllimi i skemës së Garancisë GROW është të ndaj rrezikun me institucionet financiare  dhe të lehtësojë qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, përmes kreditimit nga Pala e Garantuar, duke mbështetur investimet në efiçencën e energjisë, efikasitetin e burimeve dhe energjinë e ripërtëritshme.

Si rrjedhojë, GROW do të ndikojë në promovimin e punësimit në Kosovë dhe në përmirësimin e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme në mënyrë të qëndrueshme, duke kontribuar në një "Rimëkëmbje të Gjelbër", nga pandemia COVID.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares për Investime në Efiçiencë klikoni këtu


Dritarja e Investimeve te Diasporës

Qëllimi i skemës së garancisë kreditore  “Dritarja e Investimeve të Diasporës” është të ndaj rrezikun me institucionet financiare dhe të lehtësoj qasjen në financa për investitorët  nga diaspora e Kosovës, përmes kreditimit nga Pala e Garantuar, me qëllim të financimit të ndërmarrjeve të reja mikro, të vogla apo të mesme të sapo themeluara apo fuqizimit të ndërmarrjeve ekzistuese me eksperiencë deri në tridhjetë e gjashtë (36) muaj, dhe në këtë mënyrë për të ndikuar në tërheqjen e investimeve, rritjen e punësimit, forcimin e ndërmarrësisë dhe zhvillimin e sektorit privat, si dhe të ekonomisë në përgjithësi.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares së Diasporës, lexoni më shumë në ueb faqe të FKGK-së.

Mësoni më shumë


Dritarja Agro

Qëllimi i skemës së Garancisë së FKGK-së është që të lehtësoj qasjen në financa dhe rritjen e kredidhënies në sektorin e bujqësisë  për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, përmes kreditimit nga Pala e Garantuar, me qellim të përmirësimit të kushteve  përgjatë gjithë zinxhirit të shtimit të vlerës së produkteve bujqësore me qëllim të krijimit të vendeve të reja punës dhe rritjes së prodhimit në sektorin e bujqësisë.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutem referohuni ueb faqes së  FKGK-së.
Më shumë


Dritarja e Eksportit

Qëllimi i skemës së Garancisë së FKGK-së është që të lehtësoj qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, përmes kreditimit nga Pala e Garantuar, duke u mundësuar financimin e nevojshëm të aktivitetit të tyre afarist, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe të eksportit, si dhe fuqizimin e shërbimeve që shtojnë vlerë në rritjen ekonomike.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares se Eksportit, ju lutem referohuni ueb faqes së  FKGK-së.
Lexo më shumë


Dritarja Standarde

Qëllimi i skemës së Garancisë së FKGK-së është të ndaj rrezikun me institucionet financiare dhe të lehtësoj qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, përmes kreditimit nga Pala e Garantuar, duke u mundësuar financimin e nevojshëm të aktivitetit të tyre afarist, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe fuqizimin e shërbimeve që shtojnë vlerë në rritjen ekonomike.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Standarde, ju lutem referohuni ueb faqes së  FKGK-së.
Lexo më shumë