Në qendër të angazhimit tonë për të përmirësuar pagesat ndërkombëtare qëndron SWIFT Global Payment Innovation (GPI) – mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për te gjurmuar pagesat ndërkombëtare dalëse. Ky shërbim sjell benefite të shumta për të gjithë klientët që realizojne transferta ndërkombëtare dalëse.
Çdo transaksion ndërkombëtar duhet të jetë i thjeshtë, i sigurt dhe i shpejtë. Duke qenë pjesë e rrjetit SWIFT GPI, ProCredit Bank ju ofron një nivel të ri shpejtësie dhe monitorimi në pagesat ndërkombëtare dalëse.
Si përfitoni ju dhe biznesi juaj me SWIFT GPI?
Rreth 60% e pagesave kreditohen brenda 30 minutave, ndërsa pothuajse të gjitha realizohen brenda 24 orëve, pa marrë parasysh zonën kohore të marrësit. Kjo do të thotë që ju, apo përfituesi në urdhërpagesën tuaj, do të keni qasje më të shpejtë në fondet tuaja, duke përmirësuar menaxhimin e likuiditetit dhe fluksit financiar të aktivitetit tuaj.
Me SWIFT GPI, banka mund ta përcjellë pagesën tuaj në kohë reale prej momentit kur dërgohet e deri kur arrin, duke ju njoftuar për çdo hap dhe çdo tarifë, sipas kërkesës suaj.
Gjithashtu, informacioni i remitancës mbetet i pandryshuar gjatë gjithë procesit, duke e bërë më të thjeshtë pajtueshmërinë dhe përputhjen e pagesave në sistemet tuaja financiare.
Me ProCredit Bank, fondet tuaja janë aty ku duhet në kohën kur ju duhen.
Lehtë për ty.