Banka ProCredit fiton çmimin për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë 

3/9/2022

Banka ProCredit në Kosovë merr çmimin e vitit 2021 për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë, çmim ky i cili u dha gjatë një ceremonie të organizuar nga Rrjeti CSR Kosova dhe Zyra e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë.

Ky çmim vjen si rezultat i dedikimit të Bankës ProCredit në përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) në kuadër të Agjendës 2030 të OKB-së, si dhe për të gjithë kontributin që Banka ProCredit ka dhënë gjatë vitit 2021, por edhe ndër vite për përmirësimin e mirëqenies së komunitetit si dhe për implementimin e politikave të vazhdueshme që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit. 

Për Bankën ProCredit, ky çmim është edhe një konfirmim shtesë për punën tonë të palodhshme në implementimin e shumë e shumë projekteve dhe aktiviteteve që shpalosin qartë strategjinë tonë dhe përgjegjësinë tonë të lartë shoqërore. Mund të them se kjo mënyrë e të menduarit nuk është thjesht strategji e jona, por është diçka e mishëruar thellë tek secili nga kolegët tanë. Është mënyrë e jona e të menduarit çdo ditë dhe në çdo situatë” theksoi Besar Pllana, përfaqësues i Bankës ProCredit në Kosovë.

Ndërsa Rrjeti CSR Kosova theksoi se “është krenar me punën e anëtarit tonë, Bankës ProCredit, për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në vend, si dhe bashkëpunëtorët që na ofrojnë mbështetje të vazhdueshme në shtyrjen përpara të agjendës sonë për rini dhe zhvillim të qëndrueshëm”.