Kredi për Investime në Masa Efiçiente të Energjisë

8/9/2023

Merr kredi në ProCredit për investime në masa efiçiente të energjisë si:

  • Izolimi i mureve të jashtme
  • Izolimi i kulmit
  • Ndërrimi i dritareve dhe dyerve te jashtme

Përfito kushte preferenciale për kredi dhe mbështetje në aplikim për subvencion pranë Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

Për zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë, FKEE do të ofrojë një subvencion deri në 50% të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5,500 €.

Udhëzime për fazat e aplikimit për subvencionimin e masave efiçiente për shtëpitë individuale:

  • Lexoni me kujdes thirrjen publike këtu!
  • Verifikoni përmes platformë e-Kosova, nëse konsumi i shtëpisë suaj është 250kWh për muaj në 21 nga 24 muajt e fundit këtu!
  • Kontaktoni njërin nga Auditorët e Energjisë nga lista e publikuar këtu. Auditori do të ju pajisë me raportin e nevojshëm për aplikim të mëtutjeshëm.
  • Vazhdoni me plotësimin e aplikimit në platformën e-Kosova, pasi keni konfirmuar se plotësoni kushtet dhe keni raportin e auditimit të energjisë.

Lexoni më shume rreth “Zbatimit të Masave të Efiçiencës së Energjisë për shtëpitë individuale të banimit” këtu.


Apliko për kredi investive KËTU!


Shembulli për orientim:

 

Shuma e kredisë

12,000 EUR

Periudha e kthimit të kredisë 

84 muaj

Norma nominale e interesit

5.4 % vjetore

Shpenzimet administrative

0.5 %

Norma efektive e interesit

5.7% vjetore