ProPay kuleta digjitale – kushtet dhe rregullat

6/5/2020

  1. Hyrje
    1. Këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme për përdorimin e ProPay Kuletes Digjitale (Digital Wallet) zbatohen për te gjithë klientët te cilët e përdorin sistemin elektronik te pagesave ProPay “Kuleta Digjitale”.
    2. Në këto Kushte termet “ne” , “neve”, “tona”, “ProCredit”, “Banka” nënkupton ProCredit Bankën SH.A dhe “Klienti”, “ju” dhe “tuaj” do të thotë klienti që do të përdorë shërbimin ProPay “Kuleta Digjitale” ne pajtueshmëri me këto kushte te përcaktuara ne këtë Marrëveshje.
    3. ProPay “Kuleta Digjitale” (tutje ne tekst “Kuleta Digjitale”) nënkupton softuerin për telefona të mençur, tableta dhe pajisje të tjera mobile, i cili do te jete funksional në kuadër te Aplikacionit Mobil “M-Banking” te ProCredit dhe përmes se cilit ju mund të krijoni një instrument shtesë elektronik të pagesave tuaja te shpejta, pa kontakt dhe te sigurta në të gjitha POS terminalet qe përkrahin teknologjinë e transaksioneve pa kontakt në distancë të afërt, e njohur si NFC(Near Field Communication).
  2. Përdorimi i “Kuletes Digjitale”
    1. Për te përdorur “Kuleten Digjitale” ju duhet te shkarkoni aplikacionin mobil te Bankës “M-Banking” nga Google Play Store ne pajisjen tuaj mobile apo nëse e keni shkarkuar me parë, ju duhet ta përditësoni aplikacionin me versionin e fundit i cili ju mundëson qe te përdorni “Kuletën Digjitale”.
    2. Pasi ta keni shkarkuar/përditësuar Aplikacionin “M-Banking”, për të realizuar transaksione nga llogaria juaj bankare në ProCredit përmes “Kuletës Digjitale”, ju duhet të aktivizoni “Kuletën Digjitale” duke përcaktuar një PIN për Kuletën Digjitale,
    3. PIN kodi do te aplikohet nga ana juaj gjatë përdorimit te “Kuletes Digjitale” dhe autentikimit të transaksioneve qe do t’i realizoni nga kartela juaj bankare të regjistruara në “Kuleten Digjitale”.
    4. Pas aktivizimit të ProPay Kuletës Digjitale, ju duhet të regjistroni kartelën apo kartelat tuaja bankare MasterCard ne Kuletën Digjitale sipas kushteve të përdorimit të përcaktuara ne këtë Marrëveshje, dhe në këtë proces do bëhet autentifikimi i juaj me një kod të sigurisë, të cilin kod ju do te pranoni nga Banka përmes nje SMS, ne numrin tuaj te telefonit te regjistruar ne Banke.
    5. Qasja në internet është e obligueshme për shkarkimin e aplikacionit mobil si dhe konfigurimet e Kuletës Digjitale, ndërsa për realizimin e transaksioneve nuk do jetë e nevojshme
    6. Kuleta Digjitale do jete e pajisur me metoden me te avancuar te autentifikimit e njohur si CDCVM (Consumer Device Cardholder Verification Method), e cila mundëson qe autentifikimi i transaksionit nga Kuleta Digjitale te behet gjithmone dhe per te gjitha vlerat nga pajisja mobile gjegjësisht telefoni juaj, pa pas nevoje te shtypet PIN ne POS terminal apo pajisje tjera te tregtarit.
    7. Metodat e aplikueshme te autentifikimit te transaksionit tuaj nga Kuleta Digjitale, varësisht nga vlerat e transaksionit, jane listuar ne vijim
      • Autentifikimi automatik – ne kete rast qe te realizoni transaksionin, mjafton qe telefoni juaj mobil te jete i hapur (unlocked) dhe te kaloje afër pajisjes POS terminal. Megjithatë herë pas here mund të u kërkohet te vendosni PIN apo autentikimi biometrik përmes shenjave të gishtrinjëve edhe për pagesa në vlera të vogla.
      • Autentifikimi permes PIN-it te telefonit tuaj mobil – ne kete rast qe te realizoni transaksionin, ju duhet te shtypni PIN-in e telefonit tuaj mobil dhe ne momentin qe telefoni juaj mobil hapet(unlocked) ju duhet ta kaloni ate afër pajisjes POS terminal.
      • Autentifikimi permes PIN-it te Kuletes Digjitale - ne kete rast qe te realizoni transaksionin mjafton qe telefoni juaj mobil te jete i hapur (unlocked) dhe te kaloje afër pajisjes POS terminal, dhe varësisht nga vlera e transaksionit do kërkohet autentikimi me PIN te Kuletës. Ne rast se bazuar ne vlerën e transaksionit kërkohet autentifikimi permes PIN-it, atehere ju duhet te hyni ne aplikacionin mobil te Bankes, te shtypni PIN-in e Kuletes Digjitale dhe pastaj ta kaloni telefonin tuaj mobil afër pajisjes POS terminal.
      • Autentifikimi biometrik - ne kete rast qe te realizoni transaksionin, mjafton qe telefoni juaj mobil te jete i hapur (unlocked) dhe te kaloje afër pajisjes POS terminal, dhe varesisht nga vlera e transaksionit do kerkohet autentikimi përmes gjurmës se gishtërinjve tuaj. Ne rast se bazuar ne vlerën e transaksionit kërkohet autentifikimi biometrik,atëherë ju duhet te hyni ne aplikacionin mobil te Bankes dhe përmes gjurmës se gishtërinjve tuaj te kyçeni ne Kuletën Digjitale dhe pastaj ta kaloni telefonin tuaj mobil afër pajisjes POS terminal.
    8. Metodat e lartcekura te autentifikimit duhet te perdoren varësisht nga vlera e transaksionit te cilat jane te percaktuaranë  Çmimoren e Bankes ne fuqi.
    9. Te gjitha keto metoda te autentikimit te cekura me lartë (Neni 2, par.2.7, a, b, c, d) do te jene funksionale dhe ju keni mundësi përmes PIN-it te Kuletës Digjitale, të vendosni cilën metode te autentifikimit ta përdorni gjate realizimit te transaksionve nga kartela juaj permes Kuletes Digjitale.
  3. Përgjegjesitë dhe të drejtat e Klientit
    1. Ju jeni i obliguar gjate gjithë kohës te mbani pajisjen tuaj mobile te sigurt dhe te mbrojtur me anti-virus dhe sisteme tjera te sigurisë. Duhet të kujdeseni që të keni versionin e fundit të azhuruar të sistemit operativ si dhe që paisja të mos jetë e modifkuar nga aspekti i sigurisë(rooted)
    2. Ju jeni i obliguar të mbani fjalëkalimet tuaja dhe të gjitha detajet dhe pajisjet e sigurisë të fshehta nga palët e treta dhe keni kujdes të arsyeshëm për to, në mënyrë që të parandaloni përdorimin e paautorizuar të tyre;
    3. Ne rast se vendosni te mos e përdorni më pajisjen tuaj mobile, ju jeni i obliguar te deaktivizoni paraprakisht “Kuletën Digjitale” dhe ta fshini aplikacionin mobil bankar nga pajisja mobile.
    4. Nëse ju besoni se pajisja juaj mobile ka humbur, shkatërruar, është vjedhur apo është realizuar ndonjë transaksion nga “Kuleta Digjitale” pa miratimin tuaj, ose të dhënat e sigurisë së PIN-it ose “Kuletes Digjitale” janë komprometuar, ju obligoheni të raportoni atë menjëherë në Qendrën e Kontaktit përmes emailit kos.customerservice@procredit-group.com ose në ndonjërën prej degëve tona.
    5. Nëse ju NUK raportoni tek ne, atëherë ju do të jeni përgjegjës dhe do të paguani  për TË GJITHA transaksionet e kryera me kartelën tuaj permes “Kuletes Digjitale”, edhe nëse humbja,  vjedhja, klonimi, komprometimi apo dështimi për të raportuar nuk ka qenë për fajin tuaj, ose nuk keni ditur për problemin.
    6. Ju jeni përgjegjës për çdo transaksion te kryer përmes “Kuletes Digjitale” te lidhur me kartelen tuaj bankare dhe çdo keqpërdorim i pajisjes suaj mobile dhe “Kuletes Digjitale” nga persona te paautorizuar do te mbetet ekzluzivisht ne përgjegjësinë tuaj përderisa nuk e keni raportuar ne Qendrën e Kontaktit.
    7. Ju keni te drejte ne çdo kohe te çregjistroni kartelen tuaj bankare nga Kuleta Digjitale dhe ta deaktivizoni Kuletën Digjitale.
    8. Ju mund të regjistroni me shume se një kartele bankare ne Kuletën Digjitale, me ç’rast kartela e pare e regjistruar ne Kuletën Digjitale do jete primare, por ju do te keni mundesi te përzgjidhni  cilëndo nga kartelat tuaja si primare.
  4. Të ndryshme
    1. Banka rezervon të drejtën të ndryshojë/plotësojë këto kushte kohë pas kohe. Në çdo rast ju do të njoftoheni me SMS një muaj më herët.
    2. Banka nuk mban përgjegjësi për dëmet që vijnë nga arsyet që janë jashtë kontrollit të saj, të cilat Banka nuk ishte në gjendje t'i parandalonte ose shmangte, siç është për shembull dështimi i infrastrukturës telekomunikuese.
    3. Banka nuk do të jetë përgjegjëse për funksionimin e pajisjes suaj mobile apo aplikacionit pasi që janë shërbime qe ofrohen nga palët e treta.
    4. Kjo Marrëveshje rregullohet edhe me kushtet e definuara ne Marrëveshjen për lëshim të kartelës suaj bankare, Marrëveshjen për E-banking (Përfshire aplikacionin mobil M-Banking), Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të ProCredit Bank-Bizneset dhe  Konsumatorët (persona fizik) varësisht a është klienti biznes apo person fizik dhe çmimores se bankës.