Banka ProCredit njofton të gjithë klientët e saj se norma e interesit në llogari të kursimeve dhe në llogari të depozitave me afat do të pësojë ndryshime.
Norma e re e interesit për llogaritë e depozitave me afat do të jetë e aplikueshme nga data 01 prill 2016. Ndërsa për llogaritë e kursimeve dhe për depozitat me ripërtëritje automatike, norma e re e interesit do të jetë e aplikueshme nga data 01 maj 2016.
Për më shumë informata rreth këtyre ndryshimeve, ftohen të gjithë klientët e Bankës ProCredit t’i referohen faqes tonë zyrtare të internetit, të drejtohen në degët tona ose të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.
Banka ProCredit ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton në bashkëpunim të mëtutjeshëm!
Me respekt,
Banka ProCredit