Afatizo minimum 5,000 € për 6 muaj dhe përfito bonus të menjëhershëm në llogarinë tënde rrjedhëse.
Hap llogarinë tënde 100% online, aktivizo dhe fito 1 Biletë Regular për eventin e Mahmut Orhan.
Kushtet e ofertës:
1. Hap llogarinë...
Çka bëjmë ne?
Promovimi i vetëdijesimit për mjedisin dhe i mbrojtjes së tij, si dhe ndihmesa për të zbutur ndryshimet klimatike ka qenë gjithnjë çështje me rëndësi për Bankën ProCredit dhe është pjesë e rëndësishme e modelit tonë të biznesit – jo vetëm në lidhje me aktivitetet e biznesit, por edhe në punën tonë të përditshme.
Lexo më shumë se si ne e trajtojmë mjedisin, çfarë politikash përdorim për vete dhe për klientët tanë.
Bëhu mik i natyrës
Si i ndihmojmë mjedisit?
14.27% e totalit të kredive janë kredi të gjelbëra ( Dhjetor 2024)
ProCredit ka financuar panele solare me kapacitet total 43.7MWp
Për nevoja të stafit dhe klientëve përdorim letër 100% të ricikluar
Mbi 1,000 drunj e 128,000 m2 hapësirë i kemi gjelbëruar
Sistemi i Brendshëm i Menaxhimit Mjedisor
Minimizimi i ndikimit negativ në mjedis dhe promovimi proaktiv i një mënyre të qëndrueshme të bërjes biznes është pjesë përbërëse e strategjisë sonë - jo vetëm në lidhje me aktivitetet tona të kredidhënies apo ofrimin e shërbimeve financiare për klientë, por edhe në veprimet tona të përditshme.
Menaxhimi i riskut mjedisor dhe social në kredidhënie
Kemi krijuar standarde për ndikimin që kanë kreditë tona në mjedis, duke i vlerësuar aktivitetet biznesore të klientëve tanë në bazë të kritereve mjedisore.
Përmes inkorporimit të çështjeve mjedisore në procesin e miratimit të kredisë, ProCredit kontribuon edhe në vetëdijesimin e klientëve dhe në uljen e ndikimit negativ të aktiviteteve të tyre në mjedis.
Kreditë e gjelbra
ProCredit vazhdimisht e promovon financimin e gjelbër, që e kemi ndarë në tri shtylla kryesore:
Raporti i ndikimit
Grupi ProCredit është i përkushtuar për të ruajtur standarde të larta etike dhe biznesore në lidhje me ndikimin e tij ekonomik, social dhe mjedisor. Për më shumë informata mbi ndikimin e veprimeve të grupit ProCredit, ju lutemi lexoni Pikat kryesore të Raportit të Ndikimit 2023.