Afatizo minimum 5,000 € për 6 muaj dhe përfito bonus të menjëhershëm në llogarinë tënde rrjedhëse.
Ke nevojë për financim të shpejtë? Tani mund të marrësh kredi deri në 10,000€ vetëm për 3 minuta, pa vizituar bankën.
Aplikim i...
Trajtimi i ankesave të klientëve
Ky udhëzues ka për qëllim t’ju informoj mbi procesin e paraqitjes së ankesave adresuar bankës, që kanë të bëjnë me lëshime të mundshme teknologjike apo edhe njerëzore gjatë përdorimit të shërbimeve bankare.
Ankesa do të kaloj nëpër procesin për trajtim të ankesave vetëm në rastet kur ankesa paraqitet nga vet klienti dhe është e bazuar në fakte. Gjithashtu këshilloheni të jeni sa më specifik mbi ankesën tuaj sepse ankesa të gjeneralizuara dhe të pabazuara në fakte nuk konsiderohen ankesa.
Si mund ta paraqes ankesën?
Ju mund të paraqitni ankesën tuaj në gjuhën shqipe, serbe ose angleze, përmes njërës nga kanalet si më poshtë:
Afatet kohore
Ju këshillojmë që ankesën ta paraqisni sa më parë pas datës kur ka ndodhur transaksioni ose është ofruar shërbimi për të cilin keni ankesë.
Pas pranimit të ankesës suaj, Banka do t’ju dërgojë një konfirmim për pranimin e saj dhe do të shqyrtojë rastin brenda afateve të mëposhtme:
Nëse ankesa është pranuar në ditë jo pune, dita e ardhshme e punës do të konsiderohet si dita e parë e analizimit të ankesës. Përgjigjen nga banka do ta merrni përmes të njëjtit kanal komunikimi siç është dorëzuar ankesa, por në rast se preferoni ndonjë kanal tjetër, atëherë banka do t’ju përgjigjet në atë mënyrë.
Numri referues serik
Pranimi i secilës ankesë nga banka identifikohet me numër përkatës serik, i cili do të shërbej si numër identifikues i ankesës suaj. Prandaj me të marrë konfirmimin nga banka mbi pranimin e ankesës suaj, ju duhet ta merrni edhe numrin referues serik. Kështu nëse paraqitet nevoja për ta kontaktuar bankën mbi procesin e ankesës suaj, ju duhet ta keni këtë numër referues të ankesës suaj.
Informata shtesë
Në rast se konsideroni që pergjigja nga banka nuk ka adresuar ankesen tuaj, atehere ankesen tuaj mund ta adresoni tutje përmes: