Bordi menaxhues

...
Visar Paçarada

Kryeshef Ekzekutiv i Bankës ProCredit në Kosovë

Visar Paçarada është Kryeshef Ekzekutiv i Bankës ProCredit në Kosovë që nga korriku i vitit 2023 dhe anëtar i Bordit Menaxhues që nga viti 2019. Që nga koha që i është bashkuar bankës në vitin 2007, ai ka luajtur një rol kyç në formësimin e drejtimit strategjik të saj, veçanërisht në zhvillimin e biznesit të NVM-ve, menaxhimin e rrezikut kreditor dhe financimin e qëndrueshëm. Lidershipi i tij ka qenë vendimtar në nxitjen e rritjes së bankës dhe në forcimin e pozitës së saj në treg.

Aktualisht, ai mbikëqyr fushat si: NVM-të, Klientët Privatë, Burimet Njerëzore, Qëndrueshmërinë si dhe Sigurinë e Informacionit. Po ashtu, që nga viti 2023, ai shërben edhe si Nënkryetar i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës. Z. Paçarada ka diplomuar në Menaxhimin e Biznesit Ndërkombëtar në “University of Westminster” në Londër si dhe në Akademinë e Menaxhimit ProCredit në Gjermani.

...
Bejtë Cakaj

Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i Bankës ProCredit në Kosovë

Bejtë Cakaj është Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i Bankës ProCredit në Kosovë që nga korriku i vitit 2024 dhe anëtar i Bordit Menaxhues që nga maji i vitit 2019. Ai iu bashkua bankës ProCredit në vitin 2009, duke mbajtur pozita kyçe menaxheriale, kryesisht në menaxhimin e rrezikut dhe në parandalimin e pastrimit të parave. Përveç kësaj, ai ka fituar përvojë të çmuar ndërkombëtare në ProCredit Holding në Frankfurt, ku ka punuar në Departamentin e Rrezikut, duke e avancuar më tej ekspertizën e tij në vlerësimin e rrezikut financiar dhe pajtueshmërinë rregullatore. 

Aktualisht, ai mbikëqyrë Rrezikun Kreditor, Kanalet Digjitale dhe TI-në, Financat, Pagesat dhe Zyrën Mbështetëse, si dhe Shërbimet e Brendshme. Ai ka diplomuar në “Rochester Institute of Technology” në Nju Jork, si dhe në Akademinë e Menaxhimit të ProCredit në Gjermani.

...
Edmond Jashari

Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i Bankës ProCredit në Kosovë

Edmond Jashari është Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv dhe anëtar i Bordit Menaxhues i Bankës ProCredit në Kosovë që nga qershori i vitit 2026. Ai është përgjegjës për udhëheqjen e Biznesit të Bankës në segmentin e Bankingut Retail. Si anëtar i Ekipit të Menaxhmentit Ekzekutiv, ai udhëheq zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së Bankës për Bankingun e Biznesit në Retail, me fokus në rritjen e qëndrueshme, përmirësimin e përvojës së klientit, transformimin digjital dhe përsosmërinë operacionale.

Me mbi 20 vjet përvojë në sektorin bankar dhe menaxhimin e biznesit, z. Jashari ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në pozita të larta drejtuese. Para se t’i bashkohej ProCredit Bank, ai punoi për më shumë se 18 vjet në TEB bank Kosovë, ndërmarrja e përbashkët e BNP Paribas në Kosovë, ku së fundi mbajti pozitën e Zëvendës Drejtorit Menaxhues, duke udhëhequr Bankingun për klienta individual (Retail Banking) dhe Bankingun Digjital. Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr fusha të rëndësishme që kanë kontribuar në rritjen e biznesit, transformimin digjital dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative të orientuara drejt përmisimit të shërbimeve ndaj klientëve.

Z. Jashari ka përfunduar studimet Executive MBA në University of York dhe University of Strasbourg. Ai gjithashtu mban diplomë Bachelor në Menaxhim dhe Politika Publike nga Rochester Institute of Technology (RIT) Kosova.