Afatizo minimum 5,000 € për 6 muaj dhe përfito bonus të menjëhershëm në llogarinë tënde rrjedhëse.
Ke nevojë për financim të shpejtë? Tani mund të marrësh kredi deri në 10,000€ vetëm për 3 minuta, pa vizituar bankën.
Aplikim i...
Partneri yt për financim tregtar!
Zhvillimi dhe mbështetja e tregtisë ndërkombëtare është shenjë e një ekonomie të fuqishme. Së bashku, eksportet dhe importet janë shtysë për rritje ekonomike dhe zhvillim të konsiderueshëm në botë, veçanërisht në ekonomitë në rritje apo në zhvillim. Banka ProCredit e ka mbështetur në vazhdimësi sektorin e prodhimit duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në eksportin që realizohet nga ky sektor.
Andaj, si rezultat i rritjes së eksportit të produkteve ose shërbimeve nga klientët tanë të biznesit, ne ofrojmë financim tregtar që minimizon rrezikun e mospagesës.
Përse ta zgjedhësh bankën ProCredit?
Garancitë bankare
Garancitë bankare janë instrumente financiare që një bankë i ofron për klientët e biznesit për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të dhënë nga klienti i vet ndaj një pale të tretë.
Me fjalë të tjera, banka premton se do të paguajë një shumë të caktuar të mjeteve nëse klienti i saj nuk arrin t’i përmbushë detyrimet kontraktuale.
Letërkredia
Nëse merresh me import apo eksport, atëherë me letërkredinë nga Banka ProCredit eviton çdo lloj rreziku të mundshëm në lidhje me mospërmbushjen e obligimeve nga ana e partnerit tënd në biznes.
Si funksionon letërkredia?
Koleksioni dokumentar
Koleksioni dokumentar të ndihmon të sigurohesh për cilësinë, sasinë dhe pagesën e të mirave materiale.