Banka ProCredit mbështet Dokufest për të 12-tin vit me radhë

Banka ProCredit edhe këtë vit, për të 12-tin vit me radhë ka konfirmuar mbështetjen për ngjarjen më të madhe kulturore në vend,  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar – Dokufest, si sponsor gjeneral i kësaj ngjarje.

Edicioni i sivjetshëm i Dokufest fillon më 5 gusht dhe do të zgjas deri më 13 gusht në qytetin historik dhe piktoresk të Prizrenit, gjatë  së cilit do të prezantohen 238 filma nga 57 vende të ndryshme të botës në 6 programe garuese dhe rreth 18 programeve speciale. Kjo ngjarje kulturore tërheq vëmendjen e një numri të madh artistësh, film bërësve, producentëve dhe artdashësve nga rajoni dhe bota.

Vlen të theksohet se pas 15 vjetësh të mbajtjes së këtij festivali, DokuFest është një ndër 25 festivalet më të mira të filmit dokumentar në botë.