Banka ProCredit nënshkruan marrëveshjen me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Banka ProCredit dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore kanë nënshkruar marrëveshjen për garancinë kreditore me ç’rast banka do të përfitoj më shumë siguri kolaterali si dhe ulje të rrezikut për kreditë e lëshuara për biznese shumë të vogla, vogla dhe të mesme (NVM).

Fondi Kosovar për garantim të kredive do të shfrytëzohet kryesisht në rastet e kreditimit të bizneseve për investime në kapital punues dhe implementimin e projekteve që kanë për qëllim të kontribuojnë në rritje ekonomike, rritje të prodhimit si dhe gjenerimin e vendeve të punës duke përfshirë  edhe bizneset e grave, fermerët, sipërmarrësit dhe të rinjtë.

Drejtori Gjeneral i bankës ProCredit, Ilir I. Aliu, veçon rëndësinë e formimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore si lajm të mirë - veçanërisht për komunitetin  biznesit. “Nënshkrimi marrëveshjes së sotme po ashtu reflekton parimet dhe qëllimet e përbashkëta të dy institucioneve në promovimin e zhvillimit dhe punësimit duke i mbështetur ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme”.

Proceduar e aplikimit të garancisë fillon që në momentin kur klientët i drejtohen bankës për të kërkuar shërbim kreditor. Nëse vlera e hipotekës huamarrësit të ardhshëm/ kolateralit nuk është e mjaftueshëm, ose kushte të tjera nuk janë përmbushur plotësisht, banka mund të vendosë për ta përdorur garancinë për ta lëshuar atë kredi. Vlen të ceket se bizneset nuk mund të aplikojnë direkt për garancinë në FKGK.