Banka ProCredit sjell festë të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Koncerti madhështor për hir të festimit të 25 vjetorit të pop–rok bendit të mirënjohur Marigona do të jetë e veçanta e kësaj feste. Festës nuk do t’i mungojnë as aktivitetet për fëmijë si dhe performanca me fishekzjarrë.
Vendi: Parku i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë
Data: 9 korrik 2016
Ora: 19:30 - 22:30
Agjenda e plotë:
19:30h – MOMENTE ARGËTUESE PËR FËMIJË
Ftojmë fëmijët tuaj të na bashkohen festës sonë, kemi përgatitur lojëra të ndryshme për fëmijë.
20:30 – 21:20h – KONCERT LIVE NGA GRUPI MARIGONA
Për ju qytetarë të dashur, do të performojë grupi Marigona për të festuar 25 vjetorin e themelimit të grupit të tyre duke sjell koncert live. Gjithashtu, mysafirë special do të jenë edhe grupi prej 10 personave me instrumente harkore.
21:20h – PERFORMANCË FISHEKZJARRËSH ME MUZIKË
Për ta përmbyllur në një mënyrë të jashtëzakonshme, ju ftojmë të mos humbasin rastin për të ndjekur një shfaqje të vërtet fishekzjarrësh të shoqëruar me muzikë si dhe më pas momente argëtuese nga DJ GAMBLE.
EJA EDHE TI..
Merr familjen, miqtë dhe më të dashurit tuaj dhe bashkohu festës sonë.