Njoftim mbi ndryshimin e komisionit mujor për klientë institucionalë në bankën ProCredit

Siç edhe ju kemi informuar përmes shtypit ditor të datës 29 Prill 2017 dhe faqes së internetit të bankës ProCredit më 01 Maj 2017, duke filluar nga data 01 Qershor 2017 hynë në fuqi çmimorja e re dhe rrjedhimisht do të aplikohen çmimet e reja për mirëmbajtje te llogarisë rrjedhëse, ku përfshihen edhe disa nga shërbimet bankare të ofruara nga banka ProCredit. Ndryshimet në fjalë bëhen në kuadër të Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme për Klientë.

Andaj, banka ProCredit dëshiron të ju njoftojë se komisionet sipas çmimores së re do të aplikohen në fund të muajit Gusht 2017.

Sipas njoftimeve tona paraprake, komisioni mujor në llogarinë rrjedhëse, përfshinë disa shërbime të nevojshme për operim me bankën ProCredit.

Klientët institucionalë - sipas çmimores së re do të paguajnë vetëm një komision mujor prej EUR/USD/CHF 10.00 (dhjetë), varësisht në cilën valutë është llogaria, që përfshin shërbimet e mëposhtme së bashku:

  • Mirëmbajtjen e të gjitha llogarive rrjedhëse në të njëjtën valutë

Për më shumë, ju lutem shfletoni çmimoren në faqen tonë të internetit.

Të gjitha shërbimet e lartcekura konsiderohen të nevojshme dhe të domosdoshme për të operuar me llogaritë tuaja bankare në Zonat 24/7 dhe kanalet tjera të shërbimit të ofruara nga banka ProCredit.

Për më shumë informata rreth këtyre ndryshimeve, të gjithë klientët e bankës ProCredit mund të drejtohen në degët tona ose të kontaktojnë Qendrën e Kontaktit në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.

Banka ProCredit ju falënderon për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ju fton në bashkëpunim të mëtutjeshëm!