Mundësi speciale për bashkatdhetarët

Për ju bashkatdhetarë,
Mundësi speciale për të takuar këshilltarin tuaj personal në ProCredit

Të gjithë bashkatdhetarëve tanë, Banka ProCredit i uron mirëseardhje dhe njëkohësisht i fton:

  • Të përfitoni nga mundësia për t’u takuar me këshilltarin tuaj personal të përcaktuar individualisht për secilin nga ju nga banka ProCredit 
  • Gjithashtu, ju ftojmë për të përditësuar informatat tuaja të regjistruara në bankë me qëllim që të sigurohemi se të dhënat tuaja që ne posedojmë janë të sakta e të plota, të cilat sjellin siguri edhe evitojnë keqpërdorimin si dhe na mundësojnë të jemi sa më afër jush me qëllim të ofrimit të shërbimeve bankare cilësore kurdo që ju keni nevojë.

Për të caktuar takim me ne:
Ju mund të na telefononi në Qendrën tonë të Kontaktit në 049/555 – 555 dhe 038/555 – 555 për të caktuar takim me këshilltarin tuaj për financa apo vizitoni direkt degën më të afërt.

Mundësi të shumta me bankën ProCredit:

  • Banka e parë Gjermane në Evropën Lindore që prezanton ofertë të re për bankim digjital.
  • Bankim i përshtatshëm dhe i sigurt në grupin ProCredit dhe lidhje direkte me Evropën.
  • Ne fokusohemi në shërbime të avancuara bankare të cilat kursejnë kohë, para, dhe zhvillojnë marrëdhënie kuptimplota, afatgjata dhe tregojnë angazhimin tonë në plotësimin e nevojave të klientëve tanë.
  • Kemi krijuar zona të posaçme bankare të quajtura “Zona 24/7” të cilat 24 orë në ditë, 7 ditë në javë lehtësojnë dhe kursejnë kohën e klientëve tanë në kryerjen e punëve rutinore me bankën përmes teknologjisë më të avancuar bankare.

Disa nga shërbimet që mund t’i kryeni në Zonat 24/7:

  • Deponim të parave
  • Tërheqje deri në 2,000 Euro brenda 24 ore dhe në disa bankomate të caktuara deri në 10,000 Euro.
  • Pagesë të faturave mujore (rrymë, telefon, ujë) etj.
  • Shfrytëzim të këndit informativ (video udhëzuese, çmimore, ueb site) 
  • Mbushje të telefonit dhe internetit
  • Realizim të të gjitha transfertave bankare përmes e-Banking 

Këshilltarë profesional - profesionalizmi në shërbimet e ofruara ndaj klientëve tanë është primar për ne! Në Bankën ProCredit ju keni këshilltarin tuaj personal i cili është mirë i trajnuar në mënyrë që të ju shërbej me standardet më të larta të punës. 

Portofolit tuaj nuk duhet t’i mungoj kartela e debitit përmes të cilës mund të realizohen blerje në Kosovë, jashtë saj, si dhe në internet.