Grupi i bankave ProCredit vazhdon rritjen dinamike në gjysmën e parë të vitit 2017
• Portofolio i kredive të klientëve rritet për 4.8%
• Portofolio i kredive të klientëve në segmentin thelbësor të kredive mbi 30,000 EUR rritet për 9.9%
• Rezultati i konsoliduar prej 20.8 milionë EUR nga operacionet e vazhdueshme afariste nën nivelin e vitit të kaluar (GJ1 2016: 24.6 milionë EUR; megjithatë, kjo përfshinë efektet pozitive të një hershme)
• Përqendrimi në zgjerimin e përdorimit të shërbimeve bankare online
• Shitja e Banco ProCredit Nicaruaga është përmbyllur me sukses në gusht të vitit 2017
ProCredit Holding AG & Co. KGaA (ProCredit Holding), kompania amë e grupit ProCredit, raporton rritje dinamike për grupin gjatë TM2 2017. Portofoli i kredive të klientëve të grupit, i cili e ka pozicionuar veten si "Hausbank" për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) dhe që përqendrohet në Evropën Juglindore dhe Lindore, është rritur për 4.8% që nga fillimi i vitit, përkatësisht në 3.8 miliardë EUR më 30 qershor 2017 (31 dhjetor 2016: 3.6 miliardë EUR).
Rritje veçanërisht e fuqishme e grupit në segmentin e kredive thelbësore mbi 30,000 EUR
Shtytësi kryesor i kësaj rritjeje ishte zhvillimi pozitiv në biznesin thelbësor me klientë. Përqendrimi strategjik i grupit ProCredit është në NVM me zhvillim të mirë dhe me rritje potenciale, nevojat financiare të të cilave janë kryesisht për kredi në shumat prej 30,000 EUR deri në 3 milionë EUR. Segmenti thelbësor i kredive në shumat mbi 30,000 EUR është rritur për 9.9% në gjysmën e parë të vitit 2017 në 3.2 miliardë EUR më 30 qershor 2017 (31 dhjetor 2016: 2.9 miliardë EUR). Evropa Juglindore dhe Lindore ka shënuar rritje të portofolit të kredive thelbësore për klientë prej 9.6% dhe 14.6%, respektivisht. Mbi të gjitha, bankat në Kosovë, Bullgari, Serbi dhe Ukrainë kanë arritur nivele të larta të rritjes së portofolit. Kjo rritje ishte nxitur nga klima e mirë të investimeve dhe është rezultat i përqendrimit strategjik të grupit në NVM.
Në gjysmën e parë të vitit 2017, zhvillimi i portofolit total të kredive të klientëve të grupit ProCredit vazhdoi të ndikohet nga zvogëlimi i planifikuar i portofolit të kredive nën 30,000 EUR. Në përgjithësi, kjo pjesë e portofolit u ul për 115.5 milionë EUR gjatë gjashtë muajve të parë të vitit aktual të biznesit. Pritet që tërheqja e grupit nga segmenti i kredive më të vogla se 30,000 EUR do të përfundojë në masë të madhe deri në fund të vitit 2017. Në Amerikën e Jugut, ridrejtimi strategjik dhe përqendrimi në NVM me nevoja për financim mbi 30,000 EUR është ende në proces e sipër. Rrjedhimisht, ndikimi i këtyre masave do të pasqyrohet më vonë në pasqyrat e të ardhurave në këtë rajon. Për shkak të tërheqjes nga kredidhënia në shuma të vogla portofolio i kredive të klientëve në segmentin e Amerikës së Jugut është tkurrur për 17.8% gjatë gjysmës së parë të vitit në 252.3 milionë EUR më 30 qershor 2017 (31 dhjetor 2016: 306.9 milionë EUR).
Më 30 qershor 2017, kreditë e biznesit përbënin 90.5% (3.3 miliardë EUR) të portofolit të kredive të klientëve të grupit ProCredit, nga të cilat 21.4% (706 milionë EUR) ishin për biznese bujqësore. Përqindja e kredive të dhëna për klientë privatë është e vogël (9.5%; 348 milionë EUR), dhe pjesa më e madhe (76.9%; 267 milionë EUR) e tyre janë kredi hipotekare për blerje, rinovim ose përmirësim të efiçiencës së energjisë së pronave të patundshme. Bankat ProCredit japin shuma të vogla të kredive për konsumatorë (62 milionë EUR).
Portofoli i kredive të grupit ProCredit vazhdon të jetë tejet e larmishëm. Top dhjetëshja e ekspozimeve paraqiste 1.8% të portofolit total të kredive për klientë të grupit në fund të gjysmës së parë të vitit.
Gjysma e parë e vitit 2017 - fitimprurëse
Me rezultat të konsoliduar prej 23.6 milionë EUR për gjysmën e parë të vitit 2017, grupi ProCredit ka demonstruar fitim të fuqishëm. Rezultati nga vazhdimi i operacioneve të biznesit arriti shumën prej 20.8 milionë EUR (vitin e kaluar: 24.6 milionë EUR), që ishte në përputhje me pritjet. Duke mos marr parasysh të hyrat e jashtëzakonshme që u regjistruan në gjysmën e parë të vitit 2016, rezultati i vitit 2017 ishte i ngjashëm me nivelin e vitit të kaluar. Kthimi mbi ekuitetin mesatar (RoAE) ishte 7.0% për gjysmën e parë të vitit 2017 (GJ1 2016: 9.5%). Përqendrimi në sigurimin e financimit për NVM me perspektivë të mirë për zhvillim dhe rritje, i shoqëruar me tërheqje nga kredidhënia për biznese shumë të vogla, ka çuar në përmirësim të cilësisë së portofolit të kredive. Si rezultat, shpenzimet për provizionim të rrezikut për gjysmën e parë të vitit 2017 ishin më të ulëta sesa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo ishte kundër balancuar me zvogëlim të të hyrave neto nga interesi, që ishte pasojë e ridrejtimit strategjik dhe faktorëve të tregut.
Pas automatizimit të suksesshëm të transaksioneve në para të gatshme përmes rrjetit të tij të zonave të vetë-shërbimit, përqendrimi i grupit ProCredit është në zgjerimin e përdorimit të gamës së tij të shërbimeve bankare online. Grupi në mënyrë të veçantë është duke i vënë në shënjestër klientët me të ardhura të mesme dhe të larta të cilët kanë interes në shërbime bankare moderne dhe inovative. Për shkak të përqendrimit në automatizimin e mëtejshëm të shërbimeve tona, grupi ishte në gjendje që të zvogëlojë numrin e pikave të shërbimit dhe të personelit. Megjithëse ky proces përfundimisht do të përmirësojë efikasitetin e operacioneve, në afat të shkurtër kanë ndodhur shpenzime më të larta të jashtëzakonshme. Masat e vazhdueshme të ristrukturimit pritet të rezultojnë në shpenzime të mëtejshme të jashtëzakonshme.
Ekuitetit të zakonshëm i kapitalit të klasit 1 (CET1 i ngarkuar plotësisht) prej 13.0% në datën 30 qershor 2017 (31 dhjetor 2016: 12.4%) konfirmon fuqinë bazës së ekuitetit të grupit ProCredit dhe tejkalon kërkesat rregullatore.
Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit të Drejtorëve të ProCredit General Partner AG (entitet menaxhues me përgjegjësi të vetme i ProCredit Holding AG & Co. KGaA) elaboroi: “Jemi të kënaqur me performancën tonë në gjysmën e parë të vitit 2017. Rritja e fuqishme e portofolit tonë të kredive ka tejkaluar pritjet tona. Kjo demonstron se zgjidhjet financiare të përshtatura sipas nevojës të cilat i ofrojmë ne për ndërmarrje të vogla dhe të mesme sigurojnë pikërisht mbështetjen që është e nevojshme për zhvillim të suksesshëm të këtyre bizneseve”.
Rritje më e madhe sesa që pritej e portofolit për tërë vitin
Sipas parashikimit të rishikuar për vitin financiar aktual, të nxjerrë më 7 korrik 2017, Bordi Menaxhues i ProCredit Holding parashikon rritje neto në portofolin e kredive të klientëve të grupit prej mbi 8% (parashikimi paraprak: midis 5 dhe 8%). Për segmentin thelbësor të kredive mbi 30,000 EUR, parashikimi i ri jep rritje prej mbi 10% (parashikimi paraprak: rreth 10%).
Në kuadër të momentumit të rritjes së lartë aktuale të portofolit të kredive, ProCredit Holding në tremujorët e ardhshëm do të vlerësojë opsione për rritje të mëtejme të kapitalit bazë me qëllim që të sigurojë që momentumi pozitiv i segmentit të NVM-ve në tregjet e synuara të mund të shfrytëzohet për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me klientët. Opsionet e tilla mund të përfshijnë rritje të kapitalit nga kapitali i autorizuar.
Parashikimi për kthimin mbi ekuitetin mesatar mbetet i pandryshuar, në shkallën prej 7% deri në 9% për vitin financiar 2017. Parashikimi nga ekuiteti i zakonshëm të kapitalit të klasit 1 (CET1 i ngarkuar plotësisht) mbetet po ashtu i pandryshuar në mbi 13%. Shitja e Banco ProCredit Nicaruaga është përmbyllur me sukses në gusht të vitit 2017.
Ndryshimet e planifikuara në Bordin Menaxhues në ndërrim të vitit 2017/18
Mandati i Dr. Anja Lepp si anëtare e Bordit Menaxhues do të përfundojë siç ishte planifikuar më 31 dhjetor 2017 me marrëveshje të dyanshme. Dr. Claus-Peter Zeitinger, kryesues i Bordit Mbikëqyrës të ProCredit Holding, e falënderon Dr. Lepp për përkushtimin e saj për shumë vite ndaj kompanisë. Ai në veçanti e vlerëson rolin e saj në zhvillimin e grupit, ku ajo ka marrë pjesë në një sërë rolesh dhe funksionesh për më shumë se 14 vjet. Dr. Lepp do të vazhdojë të punojë në grupin ProCredit. Me shumë vite përvojë dhe me një ekspertizë të gjerë, ajo do të vazhdojë të kontribuojë në suksesin e grupit ProCredit në të ardhmen po ashtu.
Raporti gjysmë-vjetor i grupit është në dispozicion që nga sot në gjermanisht dhe në anglisht në faqen e internetit të ProCredit Holding në seksionin Marrëdhëniet me Investitor (ang: Investor Relations) në http://www.procredit-holding.com/en/investor-relations/reports-publications.html
Kontakti:
Andrea Kaufmann, Komunikimet e Grupit, ProCredit Holding
Tel.: +49 69 951 437 138, e-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com
Rreth ProCredit Holding
ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania amë e grupit ProCredit, grup ky i orientuar drejt zhvillimit, e cila përbëhet nga bankat për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) dhe që ka në fokus operacional të saj Evropën Juglindore dhe Lindore. Përveç këtij fokusi rajonal, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën Jugore dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin “Prime Standard” të bursës së Frankfurtit. Aksionarët kryesor të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët strategjik Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (që përbëhen nga instrumente investuese për personelin e ProCredit), the Dutch DOEN BV, KfW si dhe IFC (janë pjesë e World Bank Group). Si kompani mbizotëruese e grupit, sipas Ligjit Gjerman për Banka, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në nivel të përbashkët nga Autoriteti Federal Gjerman i Mbikëqyrjes Bankare (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe nga Deutsche Bundesbank. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni www.procredit-holding.com.
Pasqyrat largpamëse
Ky raport përmban pasqyra largpamëse. Pasqyrat largpamëse janë deklarata që nuk përshkruajnë ngjarjet e kaluara; ato përfshijnë pasqyra mbi supozimet dhe pritjet e ProCredit Holding si dhe supozimet si dhe mbi supozimet bazë. Këto pasqyra bazohen në plane, vlerësime dhe parashikime që aktualisht janë në dispozicion për menaxhmentin e ProCredit Holding. Prandaj, pasqyrat largpamëse flasin vetëm për datën në të cilën janë bërë ato. ProCredit Holding nuk merr përsipër asnjë detyrim t'i përditësojë këto pasqyra në rast të ndonjë informacioni të ri ose ngjarjeve të ardhshme. Pasqyrat largpamëse vetvetiu përfshijnë rreziqe dhe pasiguri. Një sërë faktorësh të rëndësishëm mund të kontribuojë në faktin se rezultatet aktuale mund të ndryshojnë materialisht nga pasqyrat largpamëse. Këta faktorë mund të përfshijnë çrregullime të mëdha në Eurozonë, ndryshime domethënëse në tregtinë e jashtme ose në politikën monetare, përkeqësim të marzhës së normës së interesit ose luhatje të theksuara të kursit të këmbimit. Në rast se paraqitet ndonjëri nga këta faktorë, ndikimi mund të manifestohet në rënie të portofolit të kredive dhe në rritje të kredive në vonesë, dhe kështu të rezultojë në ulur fitim më të ulët.