Banka ProCredit dhe Festivali “DokuFest” ftojnë qytetarët të marrin pjesë në garën për videon më të mirë mjedisore, duke adresuar shembuj më të mirë të mbrojtjes së ambientit në rrethinën e tyre – qoftë në familje apo shoqëri, në vendet urbane apo rurale.
Ky bashkëpunim në mes Bankës ProCredit dhe DokuFestit ka për qëllim të theksoj rëndësinë e mbrojtjës së ambientit, dhe përgjegjësisë individuale që bartim të gjithë ndaj ambientit tonë.
Videot më të mira do të vlerësohen nga juria e DokuFest dhe do të shfaqen gjatë festivalit i cili do të mbahet nga data 05- 13 gusht 2016, në Prizren.
Si të hyjë në garë?
Filmoni videon tuaj me kamerë, telefon, aparat ose webcam.
Ngarkojeni (upload) videon në webfaqen
www.wetransfer.com duke e dërguar në e-mail adresën ekovideo@dokufest.com
Çka do të fitojë?
Tri videot më të mira EKO do të shpërblehen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të DokuFest:
Vendi i parë: 500 Euro
Vend i dytë: 300 Euro
Vendi i tretë: 200 Euro
Cilat janë kriteret?
Video duhet të jetë jo më e gjatë se 5 minuta.
Autori/ët e videos duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.
Video duhet të adresoj çështje mjedisore si:
Mbrojtja e ambientit ( kursimi i energjisë, ujit, letrës, riciklimi dhe ripërdorimi)
Si dhe aktivitete të tjera ekologjikisht miqësore
> Aplikimi duhet të përfshijë emrin e videos, autorin dhe kontaktin (email adresën).
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM:
01 gusht, 2016
Tregoj ambientit sa shumë e do! Bëhu pjesë e garës.