Banka ProCredit njofton të gjithë klientët e saj se çmimorja për transfertet vendore e cila aplikohet tek klientë privatë dhe të biznesit do të pësojë ndryshime.
Çmimet e reja do të jenë të aplikueshme nga data 23 shtator, 2016.
Për më shumë informata rreth këtyre ndryshimeve, ftohen të gjithë klientët e bankës ProCredit t’i referohen faqes tonë zyrtare të internetit, të drejtohen në degët tona ose të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.
Banka ProCredit ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton në bashkëpunim të mëtutjeshëm!
Me respekt,
Banka ProCredit