Kushte speciale për blerjen e makinerisë bujqësore

 

Banka ProCredit e cila vazhdimisht ka mbështetur zhvillimin e sektorit të agrobiznesit, ofron kushte speciale për blerjen e makinerisë bujqësore përmes kompanisë partnere “Agribau Shpk”.

Me qëllim që t’i mbështesim fermerët në arritjen e objektivave afatgjata, ne ju mundësojmë blerjen e makinerisë bujqësore e cila ndikon në rritjen e prodhimtarisë, zvogëlimin e kohës së humbur, ngritjen e kualitetit të punës duke ndikuar njëherë të jeni më konkurrent në treg.

Plani i pagesës mund të përshtatet me të hyrat sezonale:
• Grejs periudhë deri në 18 muaj
• Kohëzgjatje të kredisë deri në 10 vite
• Për shumat e kredisë =>15,000

Po ashtu, banka ProCredit vjen me oferta speciale edhe për financimin e projekteve për përfituesit e granteve nga MBPZHR.

Ky bashkëpunim u realizua me qëllim që t’i mbështesim fermerët në arritjen e qëllimeve duke marrë parasysh rëndësinë dhe potencialin e sektorit të agrobiznesit karshi ndikimit në zhvillimin e ekonomisë dhe kapaciteteve për të gjeneruar vende te reja pune.

ProCredit Bank
Partner i Agrobiznesit tuaj!