Implementimi i sistemit të ri dhe IBAN standardit për pagesa ndër bankare

Implementimi i sistemit të ri ndër bankar të pagesave në Kosovë dhe IBAN-it për pagesa kombëtare

Ju njoftojmë se nga data 1 korrik 2016, sistemi ekzistues i pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës është zëvendësuar tërësisht me një sistem të ri të projektuar sipas standardeve të fundit të fushës së sistemit të pagesave (ISO Standardet 20022).
Sistemi i ri ndër bankar i pagesave i quajtur ATS (Automatic Transfer System/Sistemi Automatik i Transferit) përbëhet nga 2 komponentë kryesor:

  • RTGS (Real Time Gross Settlement), që mundëson transferimin e fondeve në kohë reale (për pagesat >10,000 dhe ato me prioritet) dhe
  • ACH (Automatik Clearing House) që bënë procesimin e pagesave të tjera.

Gjithashtu, nga kjo datë banka ka filluar  të operoj me IBAN (International Bank Account Number) edhe për pagesat kombëtare. Ju rikujtojmë se IBAN i bankës është XK05 + llogaria bankare e klientit.

Këto ndryshime nuk do të ndikojnë në asnjë mënyrë në procesin e regjistrimit të pagesave tuaja, pra pagesat tuaja kombëtare do vazhdojnë të regjistrohen nga ju pa asnjë ndryshim, pasi që të gjitha ndryshimet e cekura më lartë janë të implementuara në sistemin e bankës sonë si dhe të BQK-së.

Me respekt, 
Banka ProCredit