Si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës së shërbimeve elektronike, ProCredit Bank Sh.a. ju njofton se duke filluar nga data 01 korrik 2016, pika shërbyese në Rrugën Prishtinë – Shkup (tek QMI - rrethi i Lipjanit) do të transferohet në Zonë 24/7 - zonë vet shërbyese.
Në këtë Zonë 24/7 klientët mund të kryejnë një sërë shërbimesh bankare si: deponim dhe tërheqje përmes bankomateve, depozitimi të pazarit ditore nga klientët e biznesit në kasafortën për depozitim, shërbimet përmes këndit e-Banking si dhe shumë shërbime tjera të cilat i plotësojnë nevojat bankare.
Zona është e hapur 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës.
Banka ProCredit ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton në një bashkëpunim të mëtutjeshëm!
Me respekt,
Banka ProCredit