Banka ProCredit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e ndërtimit 4A Pika për financimin e blerjes së banesave me kushte preferenciale në Pika Prestige. Ky projekt është i pozicionuar pranë Parkut të Qytetit, është i rrethuar me gjelbërim dhe me arkitekturë të stilit neoklasik.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Udhëheqësi i Departamentit të Biznesit për Klientët Privatë, Besar Pllana, tha: “Banka ProCredit në vazhdimësi i ka avancuar shërbimet kreditore, ato hipotekare për shtëpi ose banesë për klientët e saj privatë. Që nga fillimi kemi qenë iniciatorë dhe i kemi inkurajuar investimet afatgjata që e rrisin mirëqenien familjare të klientëve tanë. Kjo qasje është avancuar në vazhdimësi përmes shërbimit tonë tejet cilësor, transparent dhe të shpejtë. Me anë të marrëveshjeve të tilla, së bashku me partnerët tanë ofrojmë lehtësi për të gjithë klientët potencial sa përket financimeve kreditore”.
Z. Arif Dermishi, pronar i 4A Pika, theksoi: “Kjo marrëveshje sjell përparësi të dyfishtë për klientët. Nga njëra anë, bëjmë diferencën në treg për cilësinë e ndërtimit dhe nga ana tjetër, klientët tani kanë mundësi që ta gjejnë partnerin e tyre për financim të investimit siç është banka ProCredit, shumë lehtë”.
Që nga sot, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online këtu për financim përmes kësaj marrëveshjeje.