Rritje e suksesshme e kapitalit, Banka ProCredit në pozitë më të fuqishme për të zgjeruar edhe më tej kreditimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë

Prishtinë, 22 Shkurt 2018 - Një vit i suksesshëm pas listimit të aksioneve në bursën e Frankfurtit, ProCredit Holding AG & Co. KGaA ka mobilizuar rreth 61 milionë euro nëpërmjet vendosjes së 5.4 milionë të aksioneve të reja. Kjo do të thotë rritje në kapitalin aksionar të kompanisë me 10% dhe shfrytëzim i gjithë kapitalit të autorizuar.

Aksionet e reja u vendosën kryesisht me investitorë institucionalë në Gjermani dhe Britani të Madhe. Kapitali i rritur do të mbështesë grupin e specializuar bankar të NMV-ve në zgjerimin e kreditimit të bizneseve të vogla dhe të mesme në Evropën Juglindore dhe Lindore.


Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit Drejtues të ProCredit General Partner AG shpjegoi: “Bankat tona kanë fituar një reputacion të shkëlqyeshëm si një partner i besueshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,  dhe ne i konsiderojmë kompanitë e tilla si shtylla kryesore për zhvillim pozitiv ekonomik në Evropën Juglindore dhe Lindore. Në vende si Kosova, ne presim që kushtet të vazhdojnë të mbesin të favorshme për sektorin e NVM-ve që këto biznese të rriten edhe më tej. Si një grup i bankave të përgjegjshme, ne jemi të prirur për të nxitur rritjen ekonomike që mbështetet në reflektime mjedisore dhe sociale. Prandaj, ne jemi të lumtur se qasja jonë unike si dhe perspektivat pozitive të zhvillimit për klientët tanë të NVM-ve kanë rezonuar qartë në tregun e kapitalit ".

''Si pjesë e grupit ProCredit , Banka ProCredit në Kosovë vazhdon të udhëheqë me shërbimet bankare inovative dhe moderne për NVM-të si dhe klientët privatë. Qëllimi ynë është i  shumëfishtë: të zgjerojmë bashkëpunimin me NVM-të e Kosovës, të mbështesim investimet në prodhimet vendore si dhe të lehtësojmë tregtinë rajonale përmes alternativave konkurruese të instrumenteve/produkteve të financave tregtare dhe pagesave” tha Ilir Aliu Anëtar i Bordit Drejtues ProCredit Bank në Kosovë.