Prishtinë, 26 janar 2013 - ProCredit Bank ka hapur degën re në lagjen “Mati l” duke shënuar kështu në 25 numrin e filialeve të bankës në rajonin e Prishtinës.
Në këtë degë klientët mund t'i kryejnë shërbime të ndryshme bankare në mënyrë të thjeshtë dhe transparente siç janë: hapja e llogarive rrjedhëse, kursimit, deponime, tërheqje, pagesa, transferte. Gjithashtu klientët mund të aplikojnë për debit dhe kredit kartelë, e-Banking, SMS njoftimin, SMS mbushje, urdhërpagesa. Gjithashtu banka është e pajisur me bankomatë, i cili ju ofron qasje klientëve në llogaritë e tyre bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Sikurse të gjitha degët e bankës, edhe kjo degë, është në përputhje me filozofinë e bankës – duke krijuar një ambient mikpritës, miqësor, si dhe ofrimin shërbimeve sa më cilësore për klientët tanë.
Kjo degë është e hapur nga e hëna deri të premtën nga ora 9:00 deri në 16:30.
ProCredit Bank ju mirëpret!