Me moton “Vrapo për paqe dhe tolerancë”, Prishtina për të dymbëdhjetin vit me rradhë ishte mikpritëse e gjysmëmaratonës ndërkombëtare më 12 maj 2013.
Në gjysmëmaratonën “Prishtina 2013” triumfoi atleti nga Kenia, Xhulius Kiprono Lagat, kurse në kategorinë e femrave fituese është Kristin Çepekemei, po ashtu nga Kenia.
Më shumë se 860 garues kanë marë pjesë në gjysmëmaratonën e këtij viti, nga vende Kenia, Maroku, Hungaria, Ukraina, Suedia, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Rumania Moldovia, e të tjera.
ProCredit Bank është mbështetës tradicional i kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive në vend, e cila kontribuon në imazhin e sportit kosovar.