Ofertë e re nga ProCredit Bank për klientë biznesi

ProCredit Bank gjithnjë ka mbështetur zhvillimin e bizneseve vendore dhe një gjë të tillë vazhdon akoma ta bëjë. Me risit që sjell tregu, ProCredit Bank edhe më tutje vazhdon që në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente të ofrojë përkrahje përmes këshilltarëve tanë të biznesit e po ashtu edhe përmes shërbimeve bankare.

Mbështetja e bizneseve nga banka jonë në momentin e duhur, ndihmon që ato biznese të zhvillohen tutje. Prandaj bizneset ne i shohim si partner të rëndësishëm, sepse me bashkëpunim të bazuar në besim reciprok së bashku mund të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Për këtë qëllim ProCredit Bank ka përgatitur një ofertë speciale me qëllim të mbështetjes së investimeve nga ana e bizneseve me kredi deri në 250.000 euro.

Kjo ofertë gjithashtu ju mundëson klientëve të biznesit të kualifikohen për pakon ideale të dizajnuar enkas biznese.

Nga kjo pako klientët e biznesit mund të përfitojnë:

  • Mbështetje profesionale nga këshilltarët e biznesit
  • Transferte (përmes e-Banking):

         - Ndërkombëtare me çmime promocionale
         - Kombëtare 1 muaj falas.

  • Çmim promocional për mbitërheqje
  • Vendimmarrje të shpejtë
  • Kartelën Visa Business Electron falas
  • Çmim promocional për e-Banking
  • Aktivizim falas i SMS njoftimit dhe kodit identifikues të klientit

Oferta vlen deri më 30 qershor, 2013.

Për çdo këshill apo nevojë financiare që mund të keni, ju lutem drejtohuni tek këshilltarët e specializuar të biznesit.