ProCredit Bank me shërbim të ri në bankomat

ProCredit Bank, ka avancuar tutje shërbimet që ofron përmes bankmatit duke ju mundësuar kështu të gjithë klientëve që kanë kartelë debiti nga ProCredit Bank, të realizojnë deponim të parave në bankomatet të cilët gjenden në këndet e shërbimeve bankare “Shërbehu vetë”.
Ky shërbim ofrohet 24 orë, 7 ditë në javë dhe lehtëson shumë menaxhimin e të hollave tuaja pa pasur nevojë të prisni në radhë në degët e bankës.

Hapat e mëposhtëm tregojnë realizimin e procesit të deponimit.

1. Duhet të shtypet butoni pranë opsionit Deponim

2. Bankënotat e letrës duhet të vendosen në sirtarin e hapur

3. Pastaj, shtypet  Vazhdo

  4. Edhe njëherë duhet të shtypet butoni pranë opsionit Vazhdo për ta konfirmuar deponimin

 

 Shënim:
Nëse realizoni deponim prej orës 07:00 deri në 20:00, shuma e deponuar do t’ju figurojë në bilanc brenda 10 minutave. Ndërsa për deponimet e realizuara prej orës 20:00 deri në 07:00, shuma e deponuar do t’ju figurojë në bilanc pas orës 07:00 të mëngjesit.