Disa qindra punonjës të ProCredit Bankës, pjesë e aksionit "Ta Pastrojmë Kosovën"

ProCredit Bank ka pranuar me entuziazëm ftesën e iniciativës qytetare ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, duke pastruar hapësira publike në të gjitha qytetet e Kosovës ku operon ProCredit Bank.

Disa qindra punonjës të bankës kanë mbushur qindra kese me mbeturina, duke dhënë mesazhin që një ambient i pastër është përgjegjësi e gjithë secilit.

ProCredit Bank mbështet fuqishëm idenë e kësaj iniciative se hedhja e mbeturinave në vendet e duhura dhe ruajtja e ambientit janë përgjegjësi e secilit prej nesh.

Për të dytin vit me radhë, kemi pasur kënaqësinë që bashkërisht si ekip i ProCredit Bankës të japim kontributin tonë qytetarë për një Kosovë me ambient më të pastër, dhe të përcjellim mesazh vetëdijesimi që ta mbajmë pastër vendin tonë.