ProCredit Bank ka organizuar seminarin me temë “Këshilla Tatimore dhe Ligjore”

Prishtinë, 06 qershor 2013 - ProCredit Bank ka ndërmarrë iniciativë në këshillimin e klientëve të biznesit për rëndësinë që ka formalizmi i ndërmarrjevetë tyre në raport me zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e biznesit. Këshilla tatimore dhe ligjore janë diskutuar në seminarin e organizuar të premten në Prishtinë nga ProCredit Bank për klientët e biznesit.


Ky seminar është organizuar duke pasur parasysh se formalizimi i biznesit është pjesë thelbësore në formalizimin e përgjithshëm të ekonomisë. Në seminar janë diskutuar çështje si llojet e tatimeve të cilat i hasin afaristët, rëndësia e formalizimit të ndërmarrjes, përparësitë që ka një ndërmarrje e formalizuar si në aspektin e zhvillimit të biznesit, po ashtu edhe në lehtësinë e qasjes në fonde.

ProCredit Bank do të vazhdojë përpjekjet aktive në këshillimin e klientëve me seminare të tilla për tema me rëndësi të madhe për sektorin e biznesit, përderisa do të vazhdoj të mbështes zhvillimin e bizneseve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në Kosovë.

ProCredit Bank!