Prishtinë, 17 qershor 2013 - ProCredit Bank dhe DokuFest ftojnë qytetarët të adresojnë çështjet mjedisore duke filmuar video me imazhe të ndotjes ose mbrojtjes së mjedisit.
Filmoni videon tuaj e cila adreson çështjet mjedisore dhe ngarkojeni (upload) atë në webfaqen www.wetransfer.comduke e dërguar në e-mail adresën videomjedisore@dokufest.com.
Videot do të shfaqen në festivalin DokuFest, i cili do të mbahet nga data 17 – 25 gusht 2013 në Prizen. Tri videot më të mira do të shpërblehen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të festivalit.
Shpërblimi:
- Vendi i parë: 500 Euro
- Vend i dytë: 300 Euro
- Vend i tretë: 200 Euro
Kriteret:
- Video duhet të jetë jo më e gjatë se 5 minuta.
- Autorët e videos duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.
- Video duhet të adresoj çështje mjedisore, duke treguar imazhe të ndotjes ose mbrojtjes së mjedisit.
- Video mund të xhirohet me kamerë, telefon, aparat ose webcam.
Afati i fundit për aplikim – 15 korrik 2013