e-Commerce - shitja dhe blerja e produkteve Online mundësuar nga ProCredit Bank

Prishtinë, 25 qershor 2013 – Përmes shërbimit e-Commerce, ProCredit Bank Kosova bëhet institucioni i parë në Kosovë që u ofron bizneseve dhe tregtarëve në Kosovë mundësinë e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të tyre në Internet. Përmes këtij shërbimi bizneset do të mund të pranojnë pagesa nga të gjitha kartelat VISA.

Shërbimie e-Commerce do të hapë një mundësi krejtësisht të re të shitjes dhe do t’i mundësoj bizneseve të Kosovës  të plasojnë produktet dhe shërbimet e tyre tek një klientelë më e madhe në vend dhe rajon.

Me përkrahjen e platformës së sigurisë 3-D Secure (Verified by VISA), ProCredit Bank krijon një ambient të sigurt për t'i nisur hapat e parë të kësaj veprimtarie në tregun Kosovar.

Nga perspektiva e kartelëmbajtësve në Kosovë lansimi i shërbimit e-Commerce nënkupton shtimin e një mënyre të re dhe tejet të përshtatshme për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore nga zyra apo shtëpia e tyre 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

ProCredit Bank është e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve bankare, duke plasuar në tregun e Kosovës një platformë të gjerë të shërbimeve elektronike shumë efikase, fleksibile dhe të sigurta.