Prishtinë, 11 korrik 2013 – Qindra nxënës nga të gjitha rajonet e Kosovës garuan në ProKid Lojërat e sivjetshme të organizuara nga ProCredit Bank për të nëntin vit me radhë.
Përveç lojërave verore pakufi, nxënës nga shkolla të ndryshme fillore garuan në kuizin e diturisë në kuadër të ProKid Lojërave, duke sfiduar dhe testuar dijen e tyre në lëndën e gjeografisë dhe historisë.
Kjo ngjarje tradicionale shoqërohet me shumë entuziazëm, pasion dhe dije, e cila mbështetet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
ProKid Lojërat do të transmetohen në KTV çdo të diel në orën 10:00 duke filluar nga data 14 korrik.