ProCredit Bank me eko veturë

Prishtinë – 15 gusht,2013 - Kjo është eko vetura e parë e bankës e cila është bërë pjesë e mjeteve të transportit të bankës sonë. Toyota Prius është veturë me teknologji hibride (petrol/elektrik) e klasifikuar si eko vetura e parë e prodhuar për përdorim masiv.    

Pa dyshim që kjo eko veturë reflekton orientimin e ProCredit Bankës në ruajtjen e ambientit. Përmes saj, ne kemi vë në pah lidhjen mes emitimit të dioksid karbonit dhe ndotjes urbane.   

Sipas të dhënave të prodhuesit, dobia më e madhe mjedisore e kësaj veture është tek ulja e lirimit të ndotësve tailpipe deri në 89%, krahasuar me veturat konvencionale. Këta ndotës kontribuojnë dukshëm në ndotjen e ajrit dhe janë pjesë përbërëse e smogut/mjegullës që krijohet në qytete të mëdha.