ProCredit Bank sponsor gjeneral i Festivalit DokuFest 2013

Prishtinë - 15 gusht, 2013- ProCredit Bank për të nëntin vit me radhë ka konfirmuar mbështetjen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DOKUFEST, si sponsori gjeneral i kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore në vend.

Edicioni i sivjetmë i DokuFestit fillon më 17 gusht dhe do të zgjas deri më 25 gusht në qytetin e Prizrenit, gjatë së cilit do të shfaqen 250 filma. Kjo ngjarje kulturore tërheq vëmendjn e një numri të madh artistësh nga rajoni dhe bota.

Në këtë edicion do të shfaqen edhe videot e qytetarëve të cilët kanë filmuar çështjet mjedisore në kuadër të garës së përbashkët të ProCredit Bankës dhe DokuFestit për Videon më të Mirë Mjedisore. Videot e përzgjedhura në këtë kategori  do të shfaqen më 25 gusht prej orës 16:00 në Shtëpinë e Kulturës, Prizren.