Transfertat ProPay shërbejnë për të kryer transaksionet me partnerët tuaj të biznesit, në vende të ndryshme të rajonit. Ky shërbim realizohet brenda 3 ore pune, (gjatë orarit zyrtar të punës) dhe ju kështu përfitoni një shërbim të shpejtë dhe korrekt për furnitorët tuaj.
Transfertat ProPay kryen brenda rrjetit të bankave ProCredit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Rumani, Ukrainë, Gjeorgji, Moldavi dhe Armeni.
ProCredit Bank, nëpërmjet ofrimit të këtij shërbimi financiar, konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për bizneset e vogla dhe të mesme për të rritur dhe zhvilluar mundësitë e import-eksportit të mallrave dhe shërbimeve të ndryshime. Për të realizuar këtë shërbim, kompania (individi) që urdhëron pagesën, dhe kompania (individi) që e pranon atë, duhet të ketë llogari bankare në ProCredit Bankë.
Në krahasim me modelet klasike të pagesave ndërkombëtare, shërbimi ProPay është më i përshtatshëm kryesisht për shpejtësinë e jashtëzakonshme dhe koston minimale.
Kjo e bën çdo transfertë parash më të thjeshtë dhe më të sigurt.