ProCredit Bank dorëzon numër rekord të kapakëve të plastikës

Prishtinë - 04 shtator,2013 – ProCredit Bank me shumë entuziazëm ka dorëzuar 1335.20 kilogram kapakë të plastikës të mbledhur nga personeli dhe klientët. Kjo sasi e madhe e kapakëve do të dërgohet për riciklim në Turqi, dhe nga shuma e përfituar do të blihen pesë karroca invalidësh.

Kështu me kapakët e mbledhur, ne kontribuojmë në lehtësimin e jetës së pesë personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në nevojë.

Njëkohësisht me qindra kilogramët e mbledhur, ne po ashtu kemi kontribuar për një ambient më të pastër në Kosovë.

ProCredit Bank falënderon klientët dhe stafin për kontributin e dhëne në kuadër të kësaj iniciative.
Të vazhdojmë me mbledhjen e kapakëve të plastikës!
ProCredit Bank