Programi për Bankierë të Rinj është trajnim unik në tregun e Kosovës që ofrohet nga ProCredit Bank. Ky program është i dizajnuar për profesionistë të kualifikuar dhe të sapodiplomuar nga universitetet apo institucione të tjera të arsimit të lartë i cili zgjat gjashtë muaj.
Pjesëmarrësve të programit u jepet mundësia për të mësuar për bazat e sistemit bankar, përgjegjësinë sociale dhe edukimin financiar, si dhe për të kuptuar qartë rolin e ndërmjetësimit financiar dhe ndikimin e tij në ekonominë e një vendi.
ProCredit Bank kërkon kandidatë që janë të gatshëm të mësojnë dhe angazhohen në aktivitete të përgjegjshme bankare dhe përfitojnë nga mundësitë për të mësuar dhe pret nga kandidatët përkushtim të fuqishëm për t’i bartur vlerat e intutucionit tek klientët.
Nëse jeni të interesuar për programin dhe dëshironi që të jeni pjesë e grupit të radhës që do të fillojë në dhjetor 2013, aplikoni tani http://www.procreditbank-kos.com/HR/sq/si-te-aplikoni?
Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit gjashtëmujor, ekziston mundësi e madhe që banka t’i ofrojë kontratë punësimi pranuesit të programit.
...Programi për Bankierë të Rinj është mundësia e vetme e punësimit në ProCredit Bank.
ProCredit Bank.