Njoftim

Të nderuar klientë,

ProCredit Bank  ju njofton se duke filluar nga data 20 dhjetor 2013 dega e bankës në Han të Elezit, Rruga Adem Jashari p.n., do të transformohet në një qendër për vet-shërbim të klientëve, ku përveç shërbimeve elektronike në dispozicion të klientëve do të jetë edhe një zyrtar që do të punoj me orar të shkurtuar.

Në këtë qendër do të ofrohen tërheqje dhe deponim të parave si dhe pagesa dhe shërbime të ndryshme nëpërmjet bankomatit dhe e-Banking (bankingun elektronik). Gjithashtu, do të pranohen urdhërpagesa dhe kërkesa të ndryshme nga klientët. Shërbimet elektronike mund të përdoren 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, ndërsa zyrtari i bankës do të punoj nga e hëna deri të premten, prej orës 10:00 deri në ora 14:00.
Lusim klientët që për shërbime tjera të vizitojnë degët më të afërta të ProCredit Bank-ës si dhe të përdorin shërbimet elektronike.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank