Të nderuar klientë,
ProCredit Bank njofton se nga data 09 dhjetor 2013, ka filluar të operoj me SWIFT Kodin e ri: MBKOXKPR
SWIFT është Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror dhe e bën të mundur procesimin e të gjitha transferteve ndërkombëtare të parave (hyrëse & dalëse).
Vlen të theksohet që SWIFT kodi i ri do të afirmojë ndërkombëtarisht institucionet financiare të Republikës së Kosovës si dhe do të lehtësojë kryerjen e transaksioneve ndërkombëtare të qytetarëve dhe personave juridikë të vendit.
Për më shumë informata vizitoni degën më të afërt të bankës ose telefononi në qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038/555555, 049/555555.
ProCredit Bank