Gjithashtu, pjesëmarrësit do të shkëmbejnë informacion për mundësinë e tregtisë dhe investimeve midis tyre.
Klientë të ProCredit Bank-ës në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni janë pjesëmarrës në këtë aktivitet duke prezantuar produktet e tyre si dhe duke shkëmbyer eksperiencat e tyre mbi teknikat e prodhimit të produkteve organike.
Duke marrë pjesë në këtë aktivitet, bankat ProCredit në rajon, theksojnë pozicionin e tyre si një partner i besueshëm financiar për bizneset e vogla dhe të mesme dhe agrobiznesin.
Bankat tona ofrojnë shërbime financiare të përgjegjshme, të thjeshta dhe të kuptueshme për klientët, shoqëruar me këshillim financiar nëpërmjet punonjësve të dedikuar të biznesit.
Pjesëmarrja e bankave ProCredit në “Dita Ekonomike Gjermani-Shqipëri” në Rhine-Westphalia Verior krijon një mundësi për të gjithë klientët tanë për të promovuar aktivitetet e tyre dhe për të prezantuar mundësitë shumë të mira të investimeve në rajon.