Njoftim

ProCredit Bank njofton të gjithë klientët se nga data 18 shkurt, 2014 norma e interesit në llogari të kursimeve dhe llogari të depozitave me afat në valutat EUR do të pësojë ndryshime. Norma e vjetër e interesit do të jetë e aplikueshme deri më 17 shkurt, 2014. Gjithashtu banka i njofton të gjithë klientët se ka ndryshuar edhe kushtet e depozitave me afat. Në përputhje me Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të bankës, kontratat e depozitave me afat të cilat nuk i plotësojnë kushtet për ripërtërije automatike sipas çmimorës së re të bankës pas kalimit të afatit kontraktual do të përfundohen dhe mjetet e tyre do të transferohen në llogarite rrjedhëse të klientëve përkatës.

Për më shumë informata, ftohen të gjithë klientët e ProCredit Bank të vizitojnë degët tona ose të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038 555 555 si dhe 049 555 555.

ProCredit Bank  ju falënderon për mirëkuptimin dhe ju fton për bashkëpunim të mëtutjeshëm!