ProCredit Bank shpërblen 2 fermerët më të mirë të vitit

Prishtinë – ProCredit Bank shpërblen fermerët më të mirë të vitit 2013 për fushën e prodhimtarisë bujqësore dhe përpunim si dhe për të arriturat tjera në fushën e agroekonomisë.

Tabe Krasniqi nga sektori i prodhimtarisë së qumështit dhe Alajdin Fusha agropërpunues ishin dy fituesit e vendeve të para të cilët gëzuan çmimet me nga 1500 euro, çmime këto të cilat u dhanë nga ProCredit Bank për mbështetjen e agrobizneseve vendore.
Organizim i kësaj ngjarje u mundësua nga Ministria e Bujqësisë dhe u mbështetet edhe nga programi i USAID-it “Mundësitë e Reja për Bujqësi”.

Që nga viti 2002 ProCredit Bank ju mundëson bujqve në Kosovë qasjen në financime, që atëherë ProCredit Bank vazhdon të jetë banka lidere me portofolin më të gjerë të agrokredive.

ProCredit Bank do të vazhdoj t’i mbështes edhe në të ardhmen agrobizneset duke marrë parasysh rëndësinë dhe potencialin e sektorit të bujqësisë karshi ndikimit në zhvillimin e ekonomisë, me kapacitet për të gjeneruar vende pune.

ProCredit Bank – Në përkrahje të agrobiznesit!