Për të gjithë adhuruesit e futbollit, ProCredit Bank prezanton mundësinë unike për të ndjekur direkt një ndeshje futbolli në Brazil – aty ku loja, emocionet dhe magjia shijohen nga afër.
Andaj, e tëra që duhet të bëni ju, është të paguani me Visa kartelë dhe të hyni në garë për të fituar një udhëtim për dy persona të FIFA Kampionatit Botëror Brazil 2014. Duke ju falenderuar Visa-s!
Loja shpërblyese zgjat deri më 1 maj, 2014.
Rregullat e lojës:
Mjafton të keni kartelë Visa, lëshuar nga ProCredit Bank dhe të bëni pagesa në POS ( pika të shitjes) në shumë jo më të vogël se 50 euro. Faturën duhet ta dorëzoni në njërën nga degët e ProCredit Bank dhe ta vendosni në kutinë dedikuar për këto zarfe. Në zarf duhet të shënohet qartë emri dhe mbiemri, nr. i telefonit dhe adresa. Vlen të theksohet që emri dhe mbiemri në zarf duhet të përputhen me emrin dhe mbiemrin e secilës faturë që gjendet në zarf, përndryshe zarfi shpallet i pavlefshëm.
Cilat janë shpërblimet e fituesit?
Dy bileta të aeroplanit
Akomodim gjatë qëndrimit 4 ditë në Brazil
Dy bileta të lojës KOSTARIKA-ANGLIA
150 dollarë për shpenzime të ndryshme
Si dhe të gjitha shpenzimet e vizës
Shënim:
Nëse i njëjti klientë realizon më shumë pagesa në vlerë 50 euro e mbi, për çdo faturë që posedon ai fiton të drejtën të dorëzoj në bankë zarfe aq sa ka realizuar pagesa. Pra, një faturë 50 euro - nënkupton një zarf. Andaj, shfrytëzoni këtë periudhë të realizoni sa më shumë pagesa sepse sa më shumë të paguani, aq më shumë mundësi do të keni për të fituar. Tërheqja e fituesit do të bëhet në emisionin “Imazh” në RTK më 9 maj, 2014.
Bëhuni pjesë e magjisë së lojërave të FIFA Kampionatit Botëror Brazil, 2014!