ProCredit Bank fillon me fushatë dedikuar klientëve të biznesit “Eko kredi, investim që ia vlen”

ProCredit Bank është bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe ofron shërbime të përgjegjshme bankare. Pjesë e kësaj përgjegjësie është angazhimi për të vepruar në përputhje me standardet sociale, etike dhe mjedisore. Të njëjtin parim banka po përpiqet që përmes kredi dhënies dhe shërbimeve tjera bankare t’i vetëdijësoj klientët që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe mbrojtjes së ambientit.

Andaj, ProCredit Bank ka lansuar fushatën për  “Eko kredi” dedikuar klientëve të biznesit – investim ky i cili përveç që sjell produktivitet dhe përdorim efikas të energjisë – njëherë kontribuon në zhvillimin e biznesit në mënyrë miqësore me natyrën.

Mirë për BIZNESIN, mirë për AMBIENTIN!

Ç’përfitoni nëse realizoni një investim me kredinë Eko?

  • Përmirësoni cilësinë e shërbimeve tuaja.
  • Rrisni produktivitetin nëpërmjet linjave efiçiente të prodhimit, përmirësoni cilësinë e produkteve dhe fitoni avantazh konkurrues në treg.
  • Reduktoni shpenzimet mujore të biznesit tuaj duke zëvendësuar makineritë ekzistuese me linja të reja prodhimi efiçiente, të cilat konsumojnë më pak energji për të njëjtat orë pune. Në këtë mënyrë ju ulni më shumë shpenzimet mujore të energjisë.
  • Përmirësoni imazhin e biznesit tuaj si një biznes që investon në cilësi dhe kujdeset për ambientin.

Për më shumë informata rreth kushteve të Eko kredisë, klikoni këtu.
ProCredit Bank, banka ime!