Ne saje të kontributit të vazhdueshëm të ProCredit Bank për promovimin e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, ProCredit Bank është banka e parë që organizon panairin ProBiznes, ngjarje kjo e cila ka një rëndësi të madhe ekonomike për vendin, duke pasur parasysh rolin që kanë bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët e Kosovës.
Prodhimet e tyre si materiale ndërtimore, sisteme dhe pajisje ndërtimi, bujqësi, blegtori, produkte ushqimore dhe tregti, pritet t’i promovojë një numër i madh i ndërmarrjeve nga të gjitha rajonet e Kosovës, i cili do të mbahet në qendër të Prishtinës.
Hapja Solemne e Panairit: 16 prill, 2014
Ora: 11:00
Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë
*Panairi do të jetë i hapur për vizitorë edhe me datë 17 prill nga ora 10:00 deri në ora 19:00.
Mos e humbni rastin, na vizitoni dhe njihuni nga afër me shërbime dhe produkte të caktuara, të cilat do të mund t’i përmbushnin kërkesat tuaja.
ProCredit Bank gjithmonë pran bizneseve!
Ju mirëpresim.