Prishtinë - ProCredit Bank ka plasuar kredit kartelën më të re Visa Classic Revolving e cila mund të shfrytëzohet për pagesa në terminale të shitjes (POS) dhe tërheqje në bankomate.
Kredit kartelë e re e cila ju mundëson kthimin e borxhit në shuma të pjesshme për çdo muaj.
Kjo kredit kartelë mund të shfrytëzohet për blerjet e mallrave dhe shërbimeve në të gjitha POS terminalet dhe bankomatet në Kosovë dhe kudo në botë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Më saktësisht, me VISA Classic Revolving klientët janë ata që caktojnë shumën mujore të kthimit të borxhit. Kthimi i borxhit mbi shumat e shfrytëzuara brenda muajit me këtë kartelë mund të bëhet në shuma të pjesshme gjatë muajve të ardhshëm sipas nevojës së klientëve, apo edhe të shlyhet total shuma e shfrytëzuar.
Banka në fund të çdo muaji ju dërgon përmes postës elektronike klientëve faturën me detajet mbi: shumën e shfrytëzuar, periudhën e shpenzimeve, detajet e transaksioneve, vlerën minimale, interesin e kalkuluar dhe borxhin e mbetur.
ProCredit Bank është banka e parë e cila ofroj kartela për klientët e saj që nga viti 2002, kartela me të cilat ju mundësoj klientëve të saj transaksione përmes ATM dhe POS terminaleve. Gjithashtu është banka e parë e cila në vitin 2004 ofroj debit dhe kredit kartela internacionale.
ProCredit Bank është e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve bankare, duke plasuar në tregun e Kosovës një platformë të gjerë të shërbimeve elektronike. Këto shërbime të avancuara teknologjike ju mundësojnë klientëve tanë t`i kryejnë shumë shërbime bankare lehtë dhe pa humbur kohë nga çdo vend që ndodhen, zyra, shtëpia apo kudo tjetër. Gjithashtu këto shërbime ju ndihmojnë klientëve që të zhvillojnë një biznes më konkurrues apo t`i menaxhojnë financat e tyre personale më thjeshtë dhe në mënyrë fleksibile.