ProCredit Bank avancon shërbimin “Eko Kredi për Biznese”

Prishtinë - ProCredit Bank ka avancuar shërbimin ‘Eko Kredi për Biznese’, me të vetmin qëllim që të mbështesë edhe më shumë zhvillim e bizneseve duke investuar në teknologji që rezultojnë në zvogëlim të energjisë dhe të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit.

Kreditë Eko për biznese janë të dizajnuara për klientë biznesi për të financuar investimet dhe masat e marra për  rritjen e produktivitetit, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e ambientit si p.sh investimet në linja efiçiente prodhimi, sisteme të centralizuar për ngrohje dhe ftohje, izolimi i objekteve biznesore, investime në energji të ripërtëritshme dhe investime tjera. Duke investuar në teknologjitë efiçiente  bizneset mund të kursejnë para në faturat e energjisë përderisa në të njëjtën kohë kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit. E veçanta e këtij shërbimi është se norma e interesit për këtë kredi është më e ulët se normat standarde e interesit.

“Të bërit biznes sot imponon që të jemi shumë optimal duke përfshirë këtu edhe kostot e operimit, prandaj kjo ofertë është si përgjigje e jona ndaj bizneseve për optimizimin e proceseve dhe kostove.  Me rëndësi të veçantë është që gjithashtu kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit. Një qasje e përgjegjshme ndaj ambientit është një pjesë e rëndësishme e objektivave  të bankës ProCredit, si dhe e perceptimeve tona për të ardhmen e vendit” tha Ilir I. Aliu drejtor gjeneral në ProCredit Bank”.

Vlen të theksohet se politikat mjedisore të ProCredit Bank kanë për qëllim uljen e ndikimit në mjedis të aktiviteteve tona, integrimin dhe zbatimin e procedurave ekologjikisht miqësore në një sistem gjithëpërfshirës operacional, ndikimin e drejtpërdrejtë të bankës në kursimin e energjisë dhe njëherësh uljen e lirimit të dioksidkarbonit, pastaj informimin dhe vetëdijesimin për çështje mjedisore të punonjësve tanë, klientëve dhe publikut, përkrahjen e iniciativave qytetare në ruajtjen e mjedisit.